Rusia përjashton ndërhyrjen nga jashtë në zgjidhjen e problemit sirian, deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pas përfundimit të bisedimeve me homologun e tij arab, Sheikh Abdullah bin Zayed. Ministri rus sërish i bëri thirrje autoriteteve të Damaskut dhe opozitës për dialog.

Përsa i përket iniciativës së Lidhjes së Shteteve Arabe mbi dërgimin në Siri të paqeruajtësve ndërkombëtarë, për këtë, sipas fjalëve të Sergei Lavrov, nevojitet pëlqimi i Damaskut dhe marrëveshja midis palëve ndërluftuese për armëpushim.

0Kreu i MPJ të Rusisë bëri thirrje për përjashtimin e plotë të masave ushtarake edhe në zgjidhjen e çështjes bërthamore të Iranit.