Siria hodhi poshtë iniciativën e Lidhjes së Shteteve Arabe për të dërguar në këtë vend kontingjentin ushtarak të OKB-së për ruajtjen e paqes. Propozimi u formulua nga Ministrat e Jashtëm të vendeve të Organizatës së Ligës Arabe gjatë takimit të tyre të ditës së dielë në Kajro.

Algjeria dhe Libani nuk e mbështetën nismën për dërgimin e “helmetave blu” të OKB-së në Siri. Damasku i hodhi poshtë vendimet e Lidhjes së Shteteve Arabe. Ai sugjeroi se pas kësaj iniciative qëndrojnë Katari dhe Arabia Saudite. Me këto shtete Damasku këto kohët e fundit ka marrëdhënie shumë të tensionuara. Sipas fjalëve të Ambasadorit sirian në Organizatën e Lidhjes së Shteteve Arabe Youssef Ahmad, dy vendet më të pasura me naftë dhe me gaz të rajonit kanë uzurpuar gjithë veprimtarinë mbarëarabe, vendimet e Ligës Arabe, duke shtrembëruar vullnetin e vendeve arabe.

Në takimin ministror të Ligës Arabe për herë të parë ishte i pranishëm delegacioni i Këshillit Kombëtar të Opozitës siriane. Përfaqësuesi i tij Abdel Bashir Saydy deklaroi përpara gazetarëve si vijon:

- Ne kërkojmë tërheqjen e tankeve dhe trupave të ushtrisë siriane nga qytetet. Përveç kësaj, ne kërkuam për t’u lejuar akses organizatave humanitare në territorin e Sirisë.

Lidhja e Shteteve Arabe deklaroi mbi gatishmërinë e vet për të vendosur kontakte më të ngushta me opozitës siriane dhe për t’i siguruar asaj gjithë ndihmën e nevojshme. Pas mbledhjes së Lidhjes së Shteteve Arabe Shefi aktual i Stafit të Shtëpisë së Bardhë Jacob Lew konfirmoi sërish, se qeveria e Presidentit Bashar Al-Assad është e destinuar për dështim dhe se rrëzimi i saj është vetëm çështje kohe. Duke polemizuar me mbështetësit e kësaj pozite specialisti i njohur arabist, ish Kreu i MPJ të Federatës Ruse në vitet 1996-1998 Eugjeni Primakov deklaroi të dielën në intervistën e vet televizive si më poshtë vijon:

- Shumë nga kolegët tanë në Perëndim nuk arrijnë të kuptojnë plotësisht se në rast të largimit hipotetik të Bashar Al-Assad në pushtet do të vijnë tërësisht jo-demokratët. Le t’i themi gjërat pa doreza, troç me emrin e tyre të vërtetë. Dhe kur ata flasin mbi gjithfarë mundësish demokratike për ardhjen e opozitës në pushtet - ky është bllof. Egjipti tashmë duhet të bëhet një mësim i mirë për ne.

Ndërkohë nënrepartet speciale të ushtrisë siriane kanë rifilluar operacionet kundër njësive të armatosura të opozitës në qytetet Homs dhe Hama. Autoritetet fajësojnë për vazhdimin e dhunës në vend bandat e terroristëve. Pavarësisht nga rrotullimi i ri i spiralit të tensionit, iniciativa e Rusisë për fillimin e dialogut të brendshëm sirian mbetet si dhe më parë mjaft aktuale, shprehet me bindje të plotë Eugjeni Primakov:

0- Unë mendoj se kjo është mënyra e vetme e rrugëdaljes nga situata e mbarsur me qorrsokak. S’i të bëhet ndryshe? Në rast të kundërt njëra palë do të masakrojë, do të lajë me gjak palën tjetër. Ndërsa kjo nuk është në interes të askujt. Në Siri duhet të flitet për një konflik të brendshëm jashtëzakonisht serioz. Dhe rrugëdalja prej tij është një e vetme. Kjo është konvergjenca e palëve.

Konstantin Garibov