Numri i gjuajtësve të rinj të gjeneratës së pestë T-50 (PAK FA), të cilët janë përfshirë aktualisht në fluturimet e kolaudimit, aty nga viti 2015 do të rritet deri në pothuajse 5 herë, njoftoi Kryekomandanti i Forcave Ushtarake Ajrore të Federatës Ruse, gjeneral-koloneli Aleksandër Zelin.

Fluturimi i parë i T-50 (PAK FA) u realizua më 29 janar të vitit 2010 në Komsomolsk në Amur. Në fillim të marsit të vitit 2011 po atje u ngrit në ajër modeli i dytë i fluturimit. Në momentet aktuale po zhvillohet puna për realizimin e gjithë kompleksit të testeve tokësore dhe fluturuese të këtij gjuajtësi. Demonstrimi i parë publik i avionit gjuajtës të gjeneratës së V-të u mbajt më 17 gusht të vitit 2011 në Sallonin Ndërkombëtar të Aviacionit “MAKS-2012” në Zhukovsk, në periferitë e Moskës.

0“Tani ne po testojmë 3 objekte. Në një kohë të afërt pritet përfshirja në testime edhe e tre objekteve të tjera. Numri i përgjithshëm i objekteve që planifikohet t’i nënshtrohen testimit do të arrijë deri në 14 njësi”, - tha Aleksandër Zelin.