Në sallonin ndërkombëtar të aero-kozmonautikës “Singapor eir shou-2012” (14-19 shkurt) kompanitë ruse synojnë të paraqesin një sërë arritjesh në fushën e teknikës së aviacionit civil.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, vitet në vijim qendra botërore e transportit ajror do të transferohet nga Amerika e Veriut dhe Europa në drejtim të rajonit të Oqeanit Paqësor. Prandaj kompanitë kryesore botërore të ndërtimit të avionëve po tregojnë interes gjithnjë në rritje ndaj vendeve të Oqeanisë dhe po synojnë të tregojnë nëpër sallone të tillë të spektaklit të aviacionit, si ai i Singaporit, arritjet e veta të perspektivës. Ekspozita e kompanisë ruse “Irkut”, në përbërje të koorporatës së Prodhuesve të Bashkuar të Avionëve, po ngjall interes të madh te vizitorët dhe klientët potencialë. Kompania prezanton avionin MC-21 (Avioni magjistral i shek.XXI), në prodhimin e të cilit ajo ka marrë pjesë në mënyrë aktive dhe po demonstron një maket me përmasa të plota të kabinës së pilotit dhe sallonit të pasagjerëve të këtij aeroplani, vëren përfaqësuesi zyrtar i kësaj kompanie, Kirill Budajev:

- Këtë maket e kemi treguar, tashmë, në Farnboro, në Le Burzhe, në ekspozitën MAKS në Rusi dhe planifikojmë demonstrimin e tij në gjithë rajonet e botës. Vizitorët tanë, thonë se ky yni është salloni më i mirë për klasin e magjistralit të distancës mesatare. Sepse “Boing” dhe “Eirbas”, ngaqë podhimi i tyre daton mjaft herët, janë të zënë rregullisht me përpunimin e tij. Por të bësh një avion nga e para dhe të merresh me modifikimin e tij, këto janë gjëra të ndryshme. Prandaj ne në aeroplanin tonë integruam gjithë arritjet e fundit. Jehona është mjaft pozitive, si për kabinën e pilotit, si për vetë sallonin e pasagjerëve dhe pranohet se kemi të bëjmë me një arritje.

Perspektivat e MC-21 për tregun e vendeve aziatike janë mjaft të mira, thekson Kirill Budajev:

- Rajoni i Azisë Juglindore është nga më dinamikët, sa i përket tempit të rritjes së transporteve, për pasojë kërkesa për avionë pritet të jetë e madhe. Ne mendojmë, se për avionin mund të jenë të interesuara firmat me traditë të transportit, të cilat zhvillojnë betejën midis tyre për komfort, për të kapur pasagjerët me të ardhura të larta, ndërkohë që u duhet të ulin edhe shpenzimet. Përderisa presioni mbi kompanitë ajrore sa vjen e rritet, karburanti shtrenjtohet, Europa ka futur pagesa për ndotjen, atëherë edhe konkurenca në biznesin e avionëve është, në përgjithësi, e madhe.

Prandaj, për të siguruar fitime, nevojitet cilësi e lartë, sikurse efektivitet në shpenzime. Avioni MC-21 e jep këtë mundësi. Nga ana tjetër, tek M-21 është zbatuar koncepti i biznesit low cost, që afron pagesa me çmim të ulët për fluturim, në shkëmbim të heqjes dorë nga disa shërbime tradicionale për pasagjerët.

Oleg Nehaj