Në Serbi në dy ditë rrëshqiti orteku i dytë. Si rezultat nga dëbora u mbulua plotësisht një familje prej 4 vetësh. U gjetën gruaja dhe dy fëmijët, të tre anëtarët e familjes fatmirësisht pothuajse nuk u lënduan. Kurse i zoti i shtëpisë, një burrë 37-vjeçar, konsiderohet i humbur pa lënë gjurmë.

0Deri në momentet aktuale në Serbi viktima të dëborës së vazhdueshme dhe ngricave të mëdha janë bërë 20 persona. Të shtunën e kaluar, si rezultat i rrëshqitjes së ortekut në jug të Kosovës, nën shtresën e trashë të dëborës u gjendën 15 banorë, 10 prej të cilëve humbën jetën.