Lëshimi i parë i raketëmbajtëses evropiane të klasës së lehtë “Vega” do të realizohet nga kozmodromi Kourou në Guiana Franceze (Amerika e Jugut).

Në krijimin e raketëmbajtëses, e cila destinohet të nxjerrë në orbitë nëntë satelitë shkencorë, kanë marrë pjesë Belgjika, Spanja, Holanda, Franca, Zvicra, Suedia dhe Italia. Kjo e fundit qëndron në origjinën e projektit dhe ka dhënë kontributin më të madh në të - Romës i bie për pjesë 65% e financimit të programit. Kostoja totale e raketëmbajtëses “Vega” përbëri rreth 710 milionë euro.

0Raketëmbajtësja e re do të përdoret për lëshimin e aparateve jo të mëdha kozmike, kryesisht për nevojat e studiuesve të hapësirës kozmike.