Teherani akuzoi Azerbajxhanin për dhënien e ndihmës shërbimeve speciale izraelite në vrasjen e fizikanit iranian Mostafa Ahmadi Roshan. Kjo akuzë iu paraqit Ambasadorit të Azerbajxhanit, i cili u thirr për këtë qëllim në MPJ të Iranit.

0Sipas konfirmimeve të autoriteteve të Republikës Islamike, shërbimet sekrete të Azerbajxhanit kanë ndihmuar zbulimin izraelit për krijimin e një rrjeti agjenturor, i cili dhe kreu vrasjen e fizikanit. Profesori 32 vjeçar i Universitetit të Teheranit Mostafa Ahmadi Roshan, i cili drejtonte një nga qendrat më të mëdha bërthamore të Iranit, u hodh në erë nga një bombë e vendosur nën automobilin e tij muajin e kaluar në kryeqytetin iranian.