Në Sarajevë nën peshën e dëborës u shemb çatia e Pallatit të sportit të lojrave në akull. Siç njoftuan përfaqësuesit e policisë, fatmirësisht askush nuk u lëndua. Sipas fjalëve të banorëve lokalë u dëgjua një “gjëmim i fuqishëm” dhe kur njerëzit dolën në rrugë panë bile edhe vitrinat e dyqaneve fqinje të thyera.

0Qendra sportive “Skenderija” është ndërtuar në vitin 1969. Në të janë zhvilluar garat e patinazhit artistik në akull të Olimpiadës Dimërore të vitit 1984. Tashmë prej më shumë se një jave Bosnjë e Hercegovina po vuan nga reshiet e dendura rekord të dëborës. Në Sarajevë trashësia e dëborës arrin deri në 1 metër, ndërsa temperaturat shënojnë - 25 gradë. Kushte të tilla moti pengojnë shërbimet komunale të pastrojnë rrugët nga bora.