Disa komplekse të reja raketore zenit (ZRS) S-400 “Triumf” këtë vit do të dislokohen në rajonet bregdetare dhe zonat kufitare të vendit, deklaroi Kryekomandanti i Forcave Ushtarake Ajrore të Rusisë Aleksandër Zelin.

Më parë Komandati i Flotës së Balltikut, Zëvendës-admirali Viktor Çirkov njoftoi mbi planet e Ministrisë së Mbrojtjes për vendosjen aty nga muaji prill i këtij viti të kompleksit S-400 në rajonin Kaliningrad. “Këtë vit pritet pajisja e trupave me komplekset raketore zenit (ZRS) S-400 “Triumf”.

0Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit sistemet raketore në fjalë do të vendosen jo në njësitë ushtarake të stacionuara në periferi të Moskës, por në rajonet bregdetare dhe zonat kufitare”, - tha Aleksandër Zelin. Por gjatë kësaj nuk specifikoi se në cilat rajone konkretisht.