Siria refuzoi të njohë vendimet e samitit të Lidhjes së Shteteve Arabe, i cili përfundoi të dielën në Kajro.

Ministrat e punëve të jashtme të Lidhjes së Shteteve Arabe i bënë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të dërguar në Siri një mision vëzhgues ndërkombëtar nën kontrollin e përbashkët të Lidhjes së Shteteve Arabe dhe OKB-së. Përveç kësaj, Këshilli i Lidhjes kërkon nga bashkësia ndërkombëtare rreptësimin e sanksioneve ekonomike ndaj Damaskut dhe dhënien e ndihmës opozitës siriane. Këshilli u bëri thirrje gjithashtu të gjitha shteteve për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Sirinë.

0Konfrontimi midis mbështetësve të Presidentit Bashar Al-Assad dhe opozitës po vazhdon për gati një vit në Siri. Si rezultat i përleshjeve të armatosura kanë gjetur vdekjen mbi 6.000 veta, shumë prej të cilëve janë banorë paqësorë.