Kryeministri dhe kandidati për president Vladimir Putin doli me artikullin e vet të pestë parazgjedhor kushtuar problemeve sociale. Ai u publikua sot nga gazeta “Komsomolskaja pravda” («Комсомольская правда»).

Në këtë artikull Kryetari i qeverisë kujtoi se Rusia është shtet social dhe për këtë arsye është e detyruar të mbështesë një nivel të lartë të garancive sociale, gjë për të cilën shfrytëzohet më shumë se gjysma e shpenzimeve buxhetore. Por shpesh herë këto mjete financiare nuk përdoren sipas destinacionit, vë në dukje Kryeministri, dhe bën thirrje për ta ndryshuar situatën që para vitit 2020.

0Putin konsideron të domosdoshme rritjen e pagave të mësuesve, mjekëve dhe bashkëpunëtorëve shkencorë. Ndryshimet e mëdha, serioze janë të nevojshme edhe për tregun e punës të punëtorëve të kualifikuar, shkruan Kryeministri, duke propozuar rikrijimin në Rusi të “aristokracisë së punës”. Putin premton gjithashtu të vazhdojë rritjen e pensioneve, duke theksuar se mosha e daljes në pension nuk duhet të rritet në Federatën Ruse.