Shkarko audiofailin

Në Shoqërinë gjermane të Politikës së Jashtme u organizua prezantimi i raportit dedikuar analizës së efektivitetit të Programit të BE-së “Partneriteti Lindor”. Siç shkruan në Internet-portalin e vet Radio “Deutsche Welle” një grup ekspertësh, që përfshin ish ministra, ish parlamentarë dhe ish zyrtarë të Bashkimit Evropian, erdhi në “përfundime zhgënjyese”. Pikërisht ato dhe formuan bazën e raportit.

Programi i BE-së “Partneriteti Lindor” u deklarua nga Bashkimi Evropian si një formë e zgjerimit të kontakteve me gjashtë vendet e hapësirës post-sovjetike: Azerbajxhanin, Armeninë, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Por Brukseli, sipas fjalëve të autorëve të dokumentit, që në fillim shtroi si objektiv përpara vetes për të përhapur mbi anëtarët e Programit standartet e veta politike dhe ekonomike, për “të lidhur pas vetes” gjithë rajonin. Pa u ofruar atyre, duam të shtojmë nga ana jonë, në këmbim të kësaj perspektivat e anëtarësimit në BE.

Sipas mendimit të autorëve të raportit, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me fqinjët në lindje është e domosdoshme, në radhë të parë, të merret në konsideratë qëndrimi i Rusisë, sepse ajo është partnere strategjike e Bashkimit Evropian, e cila ka interesat e veta në rajon, dhe me të duhet të ndërtohen marrëdhënie konstruktive.

Një nga shkaqet e ngecjes në vend të Programit autorët quajnë paraqitjen e parakushteve për zhvillimin e partneritetit. Por ndryshimet e dëshiruara në këto apo ato vende, konkludojnë ata, duhet të arrihen jo me sanksione, por me anë të zgjerimit të formave të bashkëpunimit. Pozita e autorëve të raportit është mjaft interesante, sepse ata, në fakt, kërkojnë rishikimin e themeleve të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian. Kështu, në veçanti, mendon edhe Nikollai Kaveshnikov, Kreu i Departamentit të Integrimit Politik të Institutit rus të Evropës:

- Thelbi i Programit të BE-së “Partneriteti Lindor” ishte pikërisht ndjekja e politikës së eksportimit të vlerave dhe eksportimit të legjislacionit. Kurse çështjet e vetë bashkëpunimit, si të tillë,  zinin në kuadër të programit një vëllim shumë më të vogël. Kjo përfshinte zhvillimin e projekteve të infrastrukturës, bashkëpunimin ndërkufitar e kështu me radhë... Efektiviteti i Programit të BE-së “Partneriteti Lindor” nuk është shumë i lartë. Por në lidhje me pyetjen, se sa real është transformimi i tij, unë do të përmbahesha nga vlerësimet e sakta.

Nikollai Kaveshnikov beson se dalja në dritë e raportit të sipërpërmendur është një simptomë e caktuar e atij fakti se në Evropën e Bashkuar po fillojnë të kuptojnë paefektshmërinë e promovimit të dhunshëm të standarteve evropiane në vendet dhe rajonet fqinje. Po ashtu si dhe të përpjekjeve për t’i vënë ato në pozitë të vështirë duke i paraqitur kushtin - ose me Rusinë, ose me Perëndimin.

Oleg Severgin