SHBA po krijojnë me ngut të madh bombën më të fuqishme jo-bërthamore në botë, e cila të jetë në gjendje për të shkatërruar në mënyrë të garantuar qendrat bërthamore dhe depot e municioneve bërthamore të Iranit të vendosura thellë nëntokë apo në tunele malore. Kongresi Amerikan miratoi menjëherë shumën prej 81.6 milionë $ për modernizimin e bombës më të madhe ajrore amerikane Massive Ordnance Penetrator (MOP).

0Pentagoni e vuri në dyshim mundësinë e MOP për të shkatërruar një objekt të tillë si Fordo në Iran, ku realizohet pasurimi i uraniumit. Në SHBA besojnë se pikërisht në këtë objekt, të ndërtuar në tunelin nën mal, Irani do të prodhojë uraniumin me pasurim të lartë, të nevojshëm për bombat bërthamore.