Kryeministrit rus Vladimir Putin i dorëzuan mostrën e parë të ujit nga liqeni sublacial Vostok në Antarktidë. Termusin me kapak metalik, me dorezë e të mbushur me një lëng të verdhë e solli Ministri i Burimeve Natyrore të Rusisë Juri Trutniev. Ai tha se uji u morr në thellësinë 3769 metra.

0Këtë javë u njoftua se shkencëtarët rusë të parët në botë arritën deri në ujërat e liqenit, i cili ishte konservuar nën akullin e Antarktidës për miliona vjet. Në Akademinë e Shkencave depërtimin deri në liqenin subglacial e krahasuan për nga shkalla e rëndësisë së vet me uljen e njeriut në Mars.