Sot në Rusi kremtohet Dita e përkujtimit të poetit të madh rus Aleksandër Pushkin, i cili vdiq si në këtë ditë 175 vjet më parë. Me rastin e kësaj date të shënuar sot u hap në Shën Petersburg pranë lumit Moika, pas restaurimit skrupuloz, apartamenti-muze i gjeniut të letërsisë ruse. Pikërisht atje e sollën poetin e plagosur për vdekje në duel.

0Me rastin e kësaj date janë organizuar koncerte dhe ekspozita kushtuar jetës dhe veprimtarisë krijuese të Pushkinit.