Rejtingu elektoral i Vladimir Putin, kandidatit presidencial nga Partia “Rusia e Bashkuar”, po vazhdon të rritet: në javën e parë të shkurtit ai përbëri 53.3% (javën e kaluar - 51.5%, një muaj më parë - 48%). Këto të dhëna u raportuan të premten nga sociologët e Qendrës mbarëkombëtare ruse për Hulumtim të Opinionit Publik (VCIOM) duke u bazuar në rezultatet e sondazhit të zhvilluar më 4-5 shkurt me përfshirjen e 1.600 vetave në 138 vendbanime të 46 rajoneve, krahinave dhe republikave të Rusisë. Gabimi statistikor nuk i tejkalon 3.4%.

Në javën e fundit është rritur edhe niveli i mbështetjes elektorale të kandidatëve të tjerë presidencialë: Gennadi Zyuganov, kandidati i Partisë Komuniste të Federatës Ruse (KPRF) - nga 8.4% deri në 10.3%; Vladimir Zhirinovski, kadidati i emëruar nga Partia Liberal Demokratike e Rusisë (LDPR) - nga 7.5% deri në 8.2%; biznesmeni i vetë-promovuar Mikhail Prokhorov - nga 4.4% deri në 4.6%, i cili e ka rritur dy herë rejtingun e tij që nga mesi i janarit (me 2.3%).

0Rejtingu i Sergei Mironov, kandidatit të emëruar nga Partia “Rusia e Drejtë”, në kontrast, vazhdon të bjerë - për 3 javë nga 5.5% deri në 3.3%.