Siria iu drejtua Iranit me kërkesën për të dërguar në vend rreth 15.000 trupa të forcave speciale për dhënien e ndihmës në ruajtjen e rendit në disa provinca kyçe të vendit, njoftoi të premten gazeta qendrore kineze “Zhenmin Zhibao”.

“Siria iu drejtua me apel Iranit (vend miqësor për të) për t’i dërguar asaj 15.000 komandos iranianë, të cilët do të përqendrohen në rajonet kryesore të vendit për të ndihmuar në shuarjen e trazirave”, - shkruan gazeta kineze.

0Më parë u raportua se në territorin e Sirisë u hodhën forcat speciale të Britanisë së Madhe dhe Katarit.