Në rast se informacioni mbi praninë e njësive të forcave të huaja speciale në territorin e Sirisë do të konfirmohet, atëhere ngjashmëria me skenarin libian do të bëhet absolute. Për këtë deklaroi sot Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Aleksei Pushkov.

“Sipas informacionit të fundit, i cili po saktësohet tani, në territorin e Sirisë janë hedhur komandot e shteteve të huaja. Nëse ai do të gjejë vërtetim, atëhere ngjashmëria me skenarin libian do të bëhet absolute”, - mendon parlamentari rus. Ai shprehu gjithashtu mendimin se madje që tani ngjashmëria e situatës në Libi dhe në Siri është krejtësisht evidente.

“Siç më duket mua as Rusia, as Kina dhe as ato vende, që i përmbahen një pozite të ngjashme, nuk dëshirojnë përsëritjen e skenarit të Libisë në Siri”, - theksoi Aleksei Pushkov.

0Duma Shtetërore do të shqyrtojë sot projektin e deklaratës “Mbi situatën në Siri”, në të cilën deputetët rusë bëjnë thirrje për moslejimin e ndërhyrjes nga jashtë për ndryshimin e udhëheqjes aktuale siriane.