I ngarkuari i përkohshëm me detyrat e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Osetisë së Jugut Gia Kabullov njoftoi se Departamenti i Hetimeve i Prokurorisë së Përgjithshme të Osetisë së Jugut po merret aktualisht me çështjen penale që u ngrit në lidhje me faktin e përgatitjes së rrëmbimit të pushtetit me forcë.

“Alla Dzhioieva duhet të merret në pyetje si dëshmitare dhe për këtë arsye tek ajo u dërgua hetuesi i Prokurorisë së Përgjithshme”, - tregoi ai duke mohuar njëkohësisht informacionin në lidhje me ngritjen e çështjes penale kundër Lideres së opozitës Alla Dzhioieva. Çështja penale në lidhje me faktin e tentativës së rrëmbimit me forcë të kompleksit të godinave, ku janë përqendruar organet e pushtetit ekzekutiv të Republikës, u ngrit në fund të nëntorit të vitit 2011.

Në momentet aktuale ish kandidatja për presidente në Osetinë e Jugut Alla Dzhioieva ndodhet në spitalin somatik republikan, ku u shtrua urgjentisht më diagnozën “krizë hipertensioni”. Tani gjendja e saj është stabilizuar disi, por mjekët e Osetisë së Jugut kanë kërkuar ndihmë nga kolegët e tyre rusë, të cilët janë nisur për në këtë republikë.

Situata në Chinval (Tskhinval) tani është e qetë.