Trupat qeveritare siriane po ndjekin këmba-këmbës terroristët e armatosur në qytetin El Qusayr, i cili është vendosur në provincën Homs pranë kufirit me Libanin.

Siç njoftojnë mediat lokale, militantët minojnë shtëpitë e banimit, ndërmarrin sulme të herëpashershme ndaj banorëve dhe forcave të policisë. Ndërkohë, në disa rajone të qytetit Homs, ku për pesë ditë me radhë vazhdoi operacioni antiterrorist, jeta po fillon të normalizohet gradualisht.

0Në vend që prej një viti nuk po rreshtin demonstratat antiqeveritare. Rusia dhe Kina më 4 shkurt bllokuan miratimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për zgjidhjen e krizës në Siri, e cila mbështetet nga Perëndimi. Moska dhe Pekini i druhen përsëritjes së “skenarit libian”, gjatë të cilit mund të realizohet ndërhyrja ushtarake nga jashtë nën maskimin me mandatin e OKB-së. Të shtunën ministrat e jashtëm të vendeve të Lidhjes Arabe do të diskutojnë mundësinë e rifillimit të veprimtarisë së vëzhguesve në Siri.