Dy të tretat e territorit të Rusisë janë mbërthyer nga një i ftohtë anomal. Veçanërisht e vështirë paraqitet situata në jug të vendit - në krahinën e Krasnodarit, në Dagestan, në rajonet e Astrakhanit dhe Vollgogradit, në të cilat 10 pika banimi janë izoluar fare nga bota e jashtme. Vetëm shpëtuesit mund të çajnë rrugën deri në këto komunitete nëpër pirgjet e papara të dëborës. Ata çojnë me makina fuoristradë me kamionçina në pikat e bllokuara të banimit produktet ushqimore dhe u japin banorëve ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në regjim emergjence po punojnë tani shërbimet në Novorosijsk. Qyteti mezi po e merr veten pas stuhisë së fuqishme që plakosi mbi të, kur shpejtësia e erës arriti deri në 47 metra në sekondë.

Ngricat e mëdha prekën edhe lundrimin. Në Detin Azov u mbërthyen nga dara e akujve 2 anije ruse. Në prag një helikopter i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Ukrainës mori nga këto anije dy qytetarë të Rusisë, të cilët kishin nevojë për ndihmë urgjente mjekësore.

0Ndërkohë sinoptikët parashikojnë si të paktën edhe 10 ditë acar të madh në territorin rus. Temperatura në qendër dhe në jug të Rusisë do të jetë 10 gradë nën normën sezonale.