Në dimrin e ftohtë e kanë të vështirë jetën jo vetëm njerëzit, por edhe shpendët e ngrata. Në gjuhën e tokës në Detin Balltik në rajonin më perëndimor të Rusisë - Kaliningrad po ngrijnë nga i ftohti më shumë se 100 mjellma.

Ato nuk mund t’i sigurojnë dot vetes ushqim sepse i gjithë rripi bregdetar, ku në cekëtirë ato ushqehen zakonisht me krimba, midhje dhe peshk, është shndërruar një fushë të ngurtë të mbuluar nga akulli. Në ndihmë po u vijnë këtyre shpendëve të bukur, të cilët i kërcënon realisht vdekja, banorët vendas dhe aktivistët e organizatave joqeveritare mjedisore.

Në gjuhën e tokës në Detin Balltik mjellmat e bardha janë përqendruar përgjatë bregut në grupe jo të mëdha nga 10-15 shpendë. Në tufën e tyre ka rreth 30 zogj të rinj, të cilët nuk kanë mbushur akoma 2 vjet jetë. Pikërisht për shkak të tyre mjellmat e rritura nuk arritën të shtegëtojnë dot për dimërim në Mesdhe - të vegjlit nuk ishin në gjendje të përballonin një fluturim të tillë.

Mjellmat e marrin pa ndrojtje ushqimin nga duart e njerëzve. Tashmë që prej disa ditësh banorët e qytetit Balltijsk janë angazhuar me ushqimin e shpendëve të egra dhe dhënien e ujit atyre. Me qëllim që të mund të mbijetojë një mjellme i nevojiten deri në 5 litra ujë në ditë. Një furrë lokale që merret me pjekjen e bukës ka dhënë falas deri në 100 kilogramë bukë. Falë këtij gjesti humanitar mundësohet ushqimi i 80 mjellmave.

Ornitologjistët kujtojnë me tmerr tragjedinë e vitit të kaluar, kur gjendja me mazutin e derdhur në det u rëndua akoma dhe më keq nga ngricat. Atëhere vdisnin çdo ditë nga 5 mjellma. Tani moti i ftohtë po vazhdon të ruajë me kokëfortësi pozitat e veta dhe në limanin e Primorskut në rajonin e qytetit Svetllij, i cili është mbuluar krejtësisht nga akulli, u gjetën tashmë 7 shpend pa jetë. Kurse mjellmat e mbijetuara, por që kishin ngrirë në vend, banorët vendas, në kuptimin e plotë të fjalës, i shqisnin nga akulli dhe me makinë i çonin tek cynologist-i Sergei Furs. Ai veçoi për zogjtë e shpëtuar një nga ambjentet e banesës së vet me ngrohje dhe për njëfarë kohe u rikualifikua në ornitologjist. Ai u gatuan mjellmave qull, formësoi për to një paletë prej druri me qëllim që të mos u rrëshqasin këmbët në parket. Kur mi sollën zogjtë në shtëpi unë u trondita pa masë dhe më theri në zemër nga dhembshuria, kujton Sergei Furs:

- Shpendët ishin të mbuluar me një kore akulli. Pendët e tyre ishin të ngjitura nga i ftohti dhe në këto kushte zogu nuk do të mund të fluturonte dot megjithë dëshirën e madhe për këtë. Ato janë në gjendje të rëndë, një mjellmë është me krah të thyer.

0Një situatë e tillë kaq kritike me mjellmat në gjirin e Kaliningradit evidentohet për të dytin vit radhazi. Vitin e kaluar Drejtori i hotelit të qytetit në Balltijsk vuri në dispozicion për dimërimin e mjellmave të egra bodrumin e godinës. Falë kësaj mase ambientalistët arritën të shpëtojnë 53 shpendë. Tani për tani nuk ka dalë ndonjë vullnetar i tillë. Ndaj kërkesës së qytetarëve për të vënë në dispozicion të zogjve që po ngrijnë ndonjë lokal të çfardoshëm, autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende asnjë përgjigje.

Maria Domnickaja