Dy gazetarë holandezë dolën përpara gjyqit mbi bazë të akuzës për shkelje të së drejtës së privacy-së të ish oficerit të trupave SS Heinrich Boere gjatë tentativës për ta intervistuar atë. Në videoregjistrimin e bërë nga të akuzuarit 90-vjeçari Heinrich Boere në fillim refuzon t’i përgjigjet pyetjeve, ndërsa pastaj papritmas nis të tregojë mbi të kaluarën e vet të viteve të luftës.

0Dënimi maksimal për gazetarët mund të arrijë deri në 3 vjet. Vetë ish nazisti u dënua në vitin 2009 me burgim të përjetshëm për krime të luftës, por deri në dhjetor të vitit të kaluar ai ka qenë në një shtëpi pleqsh në qytetin gjerman Eschweiler. Në dhjetor u gjet se ai është në gjendje të kryejë dënimin dhe Heinrich Boere e dërguan në spitalin e burgut.