Në Moskë nuk përjashtojnë daljen nga Traktati mbi reduktimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO), por tani për tani fjalë nuk bëhet për këtë, - deklaroi Drejtori i Departamentit për Çështjet e Sigurisë dhe Çarmatimit të MPB të Rusisë Mihaill Ulianov.

Mbi mundësinë e tërheqjes së Rusisë nga Traktati mbi ASO pat deklaruar që në vjeshtë të vitit të kaluar Presidenti Dimitri Medvediev. Një hap i tillë, sipas fjalëve të tij, do të bëhej përgjigje ndaj vendosjes së sistemit amerikan të mbrojtjes antiraket (MAR) në Evropë. Rusia insiston në ndërlidhurinë e pandashme ekzistuese midis çështjeve të ASO dhe MAR, ndërsa SHBA e mohojnë praninë e kësaj ndërlidhurie.

0“Sigurisht, nuk do të ishte aspak e dëshirueshme që rrethanat të na detyrojnë ne për të ndërmarrë këtë hap, por kjo nuk mund të përjashtohet”, - tha Mihaill Ulianov.