Vrima e zezë Sagittarius A*  (Sgr A*), e cila ndodhet në qendër të galaktikës sonë, me një intensitet të paparë përpin grumbujt e asteroideve. Për këtë dëshmojnë të dhënat e fundit nga bordi i Observatorit orbital të NASA-s Chandra.

Gjatë këtyre viteve të fundit aparaturat e posaçme fiksojnë, si minimun një herë në ditë, rritjen e shpërthimit të X-ray nga periferitë e vrimës së zezë. Këto shpërthime vazhdojnë për disa orë. Intensiteti i tyre mund të tejkalojë normën deri në disa qindra herë.

Shkencëtarët mendojnë se Sgr A* prodhon grumbullime të tilla energjish që janë të afta të bëjnë copë e thërrime trupat kozmikë. Fragmentet e tyre më pas gëlltiten nga vrima e zezë duke shkaktuar shpërthime të fuqishme, mjaft intensive të X-ray-rrezatimit gjatë kësaj.

0Për popullsinë e Tokës këto kataklizma nuk duhet të përbëjnë shqetësim. Sistemi Diellor ndodhet në periferi të galaktikës. Nga vrima e zezë atë e ndan një distancë jashtëzakonisht e madhe (25.000 vjet drite) që ajo të mund të ndikojë në ndonjëfarë mënyre mbi jetën në Tokë.