Përdoruesve kinezë të Internetit iu dha ultimatumi zyrtar. Deri më 16 mars ata janë të detyruar t’i njoftojnë autoriteteve emrat e tyre të vërtetë. Pa plotësuar këtë kusht ata do të jenë të privuar nga e drejta për të vendosur në rrjet gjithfarë tekstesh si dhe për të shkëmbyer mesazhe elektronike.

0Që nga fundi i vitit të kaluar rregullat e reja u vunë në veprim në Pekin dhe në një sërë qytetesh të tjera të mëdha. Megjithatë deri tani përdoruesit duhej të njoftonin numrin e telefonit personal celular dhe dëshmitë e identitetit vetëm gjatë regjistrimit të ri. Kurse tani anonimiteti duhet të eliminohet plotësisht.