Në Siri u futën nënrepartet e forcave speciale të Katarit dhe Britanisë së Madhe, njoftojnë mediat izraelite me referim tek burime të mirëinformuara. Sipas të dhënave tyre, të huajt ndodhen në rajonin e qytetit Homs - një nga bastionet kryesore të opozitës. Ata nuk marrin pjesë në veprime luftarake, por veprojnë në rolin e këshilltarëve të rebelëve.

0Granatimet dhe bombardimet me artileri të Homs po vazhdojnë tashmë për të pestën ditë me radhë. Në vetë këtë qytet gjatë gjithë kësaj kohe nuk po rreshtin luftimet në rrugë midis grupeve të armatosura opozitare dhe trupave qeveritare. Viktima të tyre janë bërë qindra njerëz, kryesisht banorë paqësorë.