Rusia  mund të bëhet vendi i parë në botë, që prodhon një helikopter luftarak të brezit të pestë. Projekte të ngjashme ekzistojnë edhe në SHBA, por nëse do t’u besojmë konstruktorëve rusë, amerikanët akoma nuk kanë dalë nga përllogaritjet në letra dhe nuk po marrin financime. Madje, vetë termin “helikopter i brezit të pestë” Rusia, duket se e ka përmendur e para.

Karakteristikat teknike të këtij mjeti të ri fluturues, tani për tani, nuk janë saktësuar, ndërkohë burime pranë konstruktorëve të tij, vërejnë se po bëhet një punë aktive mbi konceptin e helikopterit luftarak të brezit të pestë. Pas kësaj do fillojë puna praktike për krijimin e helikopterit. Fjala është për zhvillimin e punës studimoro-shkencore dhe formulimin e rekomandimeve për teknikën e llojeve të ngjashme dhe paskëtaj nis puna për krijimin e prototipit. Në kuadër të punës së planifikuar do t’i nënshtrohen kontrollit disa skema të projektimit tërësor së helikopterit dhe skema që i përkasin aerodinamikës. Në këtë punë merr pjesë ndërmarrja e konstruktimit dhe prodhimit të mjeteve fluturues, që mban emrin e konstruktorit Kamov dhe që prodhon kryesisht helikopterë me helika të dyfishta. Sipas specialistëve, kriteret ndaj ndaj këtij mjeti të ri luftarak do të formulohen, duke u nisur “nga ato koncepte ushtarake, që do veprojnë tek ne në 10-15 vitet e ardhëshme”.

Sipas vlerësimit paraprak, në numrin e kritereve në fjalë, ka të ngjarë të përfshihen: shpejtësia e madhe fluturimit; fluturimi vertikal; mundësia e goditjes me zjarr që nga brenda mbulesës së helikopterit; përmbushja e detyrave luftarake në 24 orë të ditës dhe në çfarëdo kushtesh atmosferike; mundësia e kërkimit dhe gjetjes së kundërshtarit; rritja e funksionalitetit të helikoperit gjatë dëmtimit në luftim; të jetë sa më pak i pikasur në optikë, me rreze infra të kuqe, apo në diapazonin e valëve; të jetë me zhurmë sa më të vogël. Sipas, konstruktorit të përgjithshëm të ndërmarrjes së konstruktimit dhe prodhimit të mjeteve fluturues, që mban emrin e konstruktorit Milja, helikopterët e rinj mund të fluturojnë me shpejtësi vertikale në 250-300 km/orë, kurse horizontalisht 400-500 km/orë. Veç kësaj, në këta helikopterë do të vendoset sistemi i intelektit artificial, i cili do t’i sjellë ndërmend pilotit “udhëzimet”, sikurse do të garantojë aftësinë e helikopterit që automatikisht të kthehet në bazë, nëse piloti vritet, apo plagoset.

Nuk bëhen të ditura të tjera hollësi të këtij mjeti fluturues perspektiv me helika. Mbetet e panjohur, gjithashtu, nëse do të përfshihet prodhimi i këtij helikopteri në programin shtetëror të financimit të ushtrisë për vitet 2011-2020.

Igor Ostanin