Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev dhe Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy në një bisedë telefonike të mërkurën shkëmbyen mendime mbi situatën në Siri.

Dimitri Medvediev e informoi Udhëheqësin francez mbi rezultatet e negociatave të zhvilluara me Presidentin e Sirisë dhe bëri thirrje për t’iu shmangur hapave të nxituar e të njëanshëm në kontekstin e punës së vazhdueshme tejet të vështirë për zgjidhjen e krizës siriane.

0Nicolas Sarkozy, nga ana e vet, i bëri thirrje Moskës për të mbështetur planin e Lidhjes së Shteteve Arabe me qëllim të zgjidhjes së situatës në Siri dhe për rritjen e presionit mbi regjimin sirian që të bindet Bashar Al-Assad të japë dorëheqjen dhe të shmangë me këtë shpërthimin e luftës civile që kërcënon integritetin e Sirisë dhe stabilitetin e mbarë rajonit.