Forcat Ushtarake Ajrore të Japonisë u vunë urgjentisht në gatishmëri luftarake pas afrimit pranë kufijve japonezë të 5 aeroplanëve ushtarakë rusë.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes e Japonisë, më 09:00 sipas orës lokale në afërsi të territoreve japoneze fluturuan 2 bombardues strategjikë rusë Tu-95, 2 aeroplanë zbulues Su-24 dhe një aeroplan i pajisur me radar me rreze të largët veprimi për pikasjen e objektivave A-50.

0Aeroplanët nuk shkelën hapësirën ajrore të Japonisë. Ministria ruse e Mbrojtjes tani për tani nuk e ka komentuar këtë informacion.