“Irani ka mundësi shumë të mira për t’i dhënë SHBA goditje kundërpërgjigjeje në mbarë botën. Aktualisht Amerika ka mbetur e mbërthyer në moçalin e Afganistanit dhe Irakut. Ndërkohë që amerikanët i kanë të njollosura duart deri në bërryla me gjakun e popullit të Libisë, ndërsa SHBA po përjetojnë një krizë të fortë ekonomike, ndërmarrja e sulmit kundër Iranit do të ishte vetëvrasje për to”, - tha Ambasadori iranian në Rusi.

0Po sot në mediat e Iranit citohen fjalët e një ushtaraku të lartë iranian, i cili deklaroi si vijon: “Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk mund të japin goditje mbi objektet bërthamore të Iranit për shkak të frikës nga sulmet hakmarrëse të përgjigjes nga ana e tij. Irani do të vazhdojë të ndjekë qëllimet e veta pavarësisht nga politika e kulaçit dhe kërrbaçit që përdoret nga Uashingtoni”.