Kompania transnacionale finlandeze Nokia planifikon të shkurtojë nga 1100-1200 vende pune, domethënë 2/3 e fuqisë punëtore në ndërmarrjet e veta kryesore të prodhimit të telefonave të zgjuar (smartphones) në Salo (Finlandë).

Pushimi nga puna i punëtorëve në ndërmarrjet kryesore të kompanisë do të realizohet në kuadër të shkurtimeve të planifikuara në masë. Në prag kompania deklaroi mbi synimin e vet për të shkurtuar deri në fund të vitit 2012 më shumë se 4000 vende pune në ndërmarrjet e prodhimit të telefonave të zgjuar në Hungari, Meksikë dhe Finlandë.

0Operacionet për prodhimin e smartphones do të zhvendosen nga tre ndërmarrjet e sipërpërmendura në ato të Azisë, që ndodhen në afërsi të drejtpërdrejtë me prodhuesit e detajeve.