Kandidadi presidencial, biznesmeni Mikhail Prokhorov, nuk përjashton mundësinë e pjesëmarrjes së vet në debate me përfaqësuesin e Vladimir Putinit, por me kusht që ai të jetë një “njeri i fortë”.

Pjesëmarrësi tjetër i garës presidenciale - Udhëheqësi i Partisë Komuniste të Federatës Ruse (KPRF) Gennadi Zyuganov - deklaroi sot se e quan të padrejtë refuzimin e Putinit për pjesëmarrje në debatet televizive, por gjithashtu nuk do të heqë dorë nga diskutimi me njeriun e besuar të tij.

0Kryeministri Vladimir Putin është i vetmi kandidat që nuk planifikon të marrë pjesë personalisht në debatet aktuale televizive. Një vendim i tillë u morr nga ai për shkak se për pjesëmarrjen në debate atij do t’i duhej të merrte çdo herë  lejen e të shkëputej nga plotësimi i detyrave të veta si kryetar qeverie.