Në Namibi shkencëtarët gjetën eshtrat e kafshëve më të moçme në planetin tonë. Fosilet e krijesave të lashta, të cilat ngjasojnë paksa me sfungjerët detarë të ditëve tona, një ekip ndërkombëtar studiuesish i zhvarrosi në Parkun Kombëtar Etosha dhe në një sërë territoresh të tjera të këtij vendi afrikan.

0Zbulimi i “paraardhësve të të gjitha qenieve të gjalla” shtyn miliona vjet në thellësi të shekujve datën e dukjes së kafshëve të para në Tokë: mosha e eshtrave të gjetura rezulton rreth 760 milionë vjet. Më parë mendohej se kafshët e para u dukën në Tokë 600-650 milionë vjet më parë.