Në aeroportin e Bejrutit u fiksua mbërritja e një partie shumë të madhe ngarkesash me dollarë amerikanë, armatime, pasaporta bosh e karta krediti nga SHBA dhe Brazili, njoftoi televizioni iranian me referim tek dëshmitë e një përfaqësuesi të shërbimit të sigurimit libanez.

Ngarkesat e sipërpërmendura vijnë me postë ajrore. Ndër marrësit e tyre figurojnë persona të lidhur me grupimet ekstremiste.

Shërbimi i Sigurisë i Libanit ka marrë tashmë në pyetje disa nga marrësit e mallrave, një pjesë e tyre është arrestuar.

0Më parë Ministri i Mbrojtjes i Libanit Fayez Ghosn konfirmoi se disa nga militantët e “Al-Qaeda”, të cilët janë përfshirë në përleshjet në Siri në anën e opozitës, depërtojnë në Siri nga territori i Libanit. Ka shumë mundësi që nëpërmjet kufirit libanezo-sirian të realizohet kontrabanda e armëve për ta, vuri në dukje Fayez Ghosn.