Agrarët (fermerët) rusë po përgatiten për t’u bashkuar me OBT, ndërkohë që duhet thënë se kushtet e bashkimit me këtë Organizatë janë nga më të mirat. Siç theksoi Ministrja e Bujqësisë e Rusisë Elena Skrrinjik, vitin e ardhshëm do të rritet në mënyrë të ndjeshme mbështetja shtetërore për prodhuesit bujqësorë - deri në 9 miliardë $, shumë kjo që është një herë e gjysmë më e lartë nga ajo e vëllimit të planifikuar. Përveç kësaj Rusia i ka ruajtur vetes mundësinë e kuotimit të importeve të mishit.  

Rusia do të jetë në gjendje të ushqejë jo vetëm veten, por dhe të gjithë fqinjët e afërt dhe të largët në mbarë planetin, thotë anëtari i Bashkimit rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve Andrei Teriohin:

- Bota po lidh tani shpresa të mëdha me Rusisë dhe bujqësinë e saj. Sipas numrit të territoreve të lira, të cilat mund të shfrytëzohen për përfitimin e prodhimeve bujqësore, vetëm Rusia është pikërisht burimi më i pashfrytëzuar në kushtet e rritjes së popullsisë, kërkesës globale për produkte ushqimore dhe defiçitit të ushqimit. Prandaj zhvillimi i bujqësisë vendase në Rusi ka për të ardhmen një rëndësi me të vërtetë globale. Në çdo vend të botës në ekonominë bujqësore investohen gjithmonë mjete jashtëzakonisht të mëdha financiare në formë të mbështetjes shtetërore. Dhe ne nuk bëjmë përjashtim në këtë rast, ndërkohë që edhe probleme kemi mjaft. Megjithëse problemi i ushqimit, ndërsa më saktë i mungesës së tij, nuk shtrohet në mënyrë aq të mprehtë për ne si për vendet e tjera. Aktualisht ne vërtetë disponojmë bazë materiale, por na ka mbetur një trashëgimi e komplikuar nga periudha e viteve ’90 të shekullit të kaluar, kur u shkatërrua plotësisht sistemi i ekonomisë bujqësore. Përveç kësaj, nuk duhen lënë në harresë edhe kushtet e vështira të motit, në të cilat ekziston bujqësia jonë.

Ndërkohë ka dhe vështirësi të tjera, por që janë plotësisht të zgjidhshme. Dhe janë të lidhura ato, në radhë të parë, me komponentin financiar. Është e nevojshme të ndihmohen agrarët gjatë ndërtimit të infrastrukturës së domosdoshme, duke patur parasysh faktin se në Rusi, veçanërisht në zonat e thella, të izoluara, mungesa e saj është drastike, thotë Andrei Teriohin:

- Vështirësi, sigurisht, ekzistojnë. Nuk ka asnjë dyshim se ekonomia bujqësore ka marrë vrull aktualisht dhe se ajo është plotësisht e aftë për të mbijetuar, por në situatën aktuale, veçanërisht në kushtet e hyrjes së Rusisë në OBT, barra mbi ekonominë bujqësore do të vijë duke u rritur. Në këtë situatë është e rëndësishme që të merren masa operative dhe efektive që do të mundësojnë zhvillimin në mënyrë dinamike të saj.

0Rusia prodhon produkte bujqësore të cilësisë së mirë, të cilat janë shumë të kërkuara në tregun e brendshëm. Agrarët shpresojnë shumë se ato do të gjejnë blerësin e vet edhe jashtë vendit. “Ushqimi ynë do të mjaftojë për të gjithë”, - shprehet me bindje të plotë Andrei Teriohin.

Svetllana Andrejeva