Pistoleta e sistemit Makarov u krijua si përgjigje ndaj kërkesës së Ushtrisë Sovjetike për të prodhuar një pistoletë të re vetëmbrojtëse për oficerët, më kompakte dhe më të sigurtë në përdorim, se pistoleta Tokarev TT, duke i dhënë aftësi të mëdha veprimit të plumbit në neutralizimin e objektivit.

Sipas kushtëzimeve të konkursit u dha detyra e krijimit të një fisheku të ri 9x18 mm, si edhe skema me zmbrapsje të lirë. Kurse fisheku 9x18 rezultoi si më i fuqishmi mes konkurentëve, që synohej të përdoreshin në konstruksionin e dhënë. Megjithëse fisheku zyrtarisht u quajt 9 milimetërsh, në fakt diametri i plumbit të tij është 9,25 mm. Kjo armë u fut në forcat e armatosura në vitin 1951.

Pistoleta Makarov fitoi konkursin falë thjeshtësisë së saj (ajo përmbante një sasi më të vogël të pjesëve të lëvizëshme), ishte më ekonomike, vihej në gatishmëri më lehtë, ishte e saktë në luftim. Pistoleta Makarov PM ishte dhe është njëra nga përfaqësueset më të mira të pistoletave të tipit të armëve të brezit. Ajo nuk ka përmasa të mëdha, është jashtëzakonisht e sigurtë, është e thjeshtë në përdorim dhe në shërbim. Të metat e saj, i përkasin si edhe pistoletave të tjera të këtyre përmasave dhe këtij tipi, që janë distanca e shkurtër dhe saktësia e qitjes, efektiviteti jo i lartë i plumbit. Veç kësaj të meta specifike e PM-së, në krahasim me pistoletat e tjera bashkëkohore të këtij tipi janë pesha mjaft e madhe dhe karikatori i vogël. Kjo armë mbeti në forcat e armatosura të ushtrisë dhe milicisë edhe pas shpërbërjes së BS-së më 1991.

PM-ja vazhdon të jetë në përdorim në shumë vende të ish-kampit socialist, falë thjeshtësisë dhe sigurisë së saj. Modifikime të kësaj pistolete po kryhen në Rusi dhe Bullgari edhe sot. Ushtarakët rusë po pajisen me pistoletën Jarigin, PMP dhe modele të reja pistoletash, që po zëvendësojnë gradualisht “Makarovin”, i cili, megjithatë, vazhdon të mbetet në këmbë edhe sot e kësaj dite.

Igor Ostanin