Rusia dhe SHBA do të shkëmbejnë informacionin telemetrik në lidhje me lëshimet e raketave balistike. Marrëveshja për këtë u nënshkrua në Gjenevë pas përfundimit të konsultimeve dypalëshe për zbatimin e Traktatit të ri për reduktimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO), njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit.

0U bashkërendit numri i lëshimeve të raketave, në lidhje me të cilat do të shkëmbehet informacioni, si dhe vëllimi i tij. Traktati  i ri për reduktimin e Armatimeve Strategjike Ofensive hyri në fuqi në shkurt të vitit të kaluar. Ai parashikon shkurtimin radikal nga Rusia dhe SHBa të arsenaleve të tyre bërthamore.