SHBA nuk e kanë hequr nga rendi i ditës çështjen e dhënies së ndihmës ushtarake grupimeve të opozitës siriane. Për këtë deklaroi të martën në një konferencë për shtyp Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit Victoria Nuland. Bashkë me këtë ajo bëri të qartë se Uashingtoni konsideron si një zgjidhje të mundshme të problemit mosrritjen e numrit të armëve në Siri dhe krijimin e koalicionit të vendeve solidare me opozitën siriane, të cilat, siç u shpreh Nuland, “mund të bëjnë atë që është e pamundur të arrihet nëpërmjet OKB-së”.

0Këto ditët e fundit Rusia dhe Kina bllokuan miratimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila përmbante kërkesën për dorëheqjen e Presidentit sirian Bashar Al-Assad. Në vigjilje Damaskun e vizituan Ministri i Jashtën rus Sergei Lavrov dhe Kreu i Shërbimit të Zbulimit të Jashtëm të Rusisë Mihaill Fradkov me qëllim të parandalimit të ndërhyrjes së huaj ushtarake në konfliktin sirian. Forcat e jashtme duhet të punojnë për nxitjen e fillimit të dialogut, për arritjen e pajtimit dhe të shmangin çdo lloj provokimi, deklaroi Kreu i MPJ të Rusisë.