Në Detin Japonez u fundos anija ruse e mallrave “Tania Karpinskaja” («Таня Карпинская»).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Transporteve të Federatës Ruse, nga anija e fundosur u shpëtuan 17 anëtarët e ekuipazhit, të gjithë ata janë qytetarë të Rusisë. Edhe një anëtar tjetër i ekuipazhit, i cili konsiderohej si i humbur, u gjet në breg.

0Anija ruse e mallrave u fundos pranë brigjeve të Prefekturës japoneze Niigata pas përplasjes me anijen që transportonte kontejnerë nga Singapori.