Misioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) po fillon sot monitorimin e fushatës zgjedhore presidenciale në Rusi. Delegacioni i përbërë nga pesë anëtarë të parlamentit kryesohet prej Liderit të grupit të Bashkuar të të Majtëve (United Left) në PACE Tiny Kox.

Siç njoftoi përfaqësuesi i Asamblesë, qëllimi kryesor i misionit do të jetë vlerësimi i legjislacionit zgjedhor në prag të zgjedhjeve presidenciale të 4 marsit. Vëzhguesit do të takohen gjithashtu me kandidatët për presidencën në Rusi.

0Delegacioni kryesor i PACE, i përbërë prej 30 personash, do të mbërrijë në Rusi në fund të shkurtit. Punës për monitorimin e fushatës zgjedhore tashmë ia hynë 69 prej 600 vëzhguesve të akredituar ndërkombëtarë nga Bashkësia e Shteteve të Pavarura (BSHP ose CIS), Organizata e Bashkëpunimit e Shangait (OBSH) si dhe Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut.