Qeveria bullgare e shpalli të mërkurën, datën 8 shkurt, ditë zie kombëtare për viktimat e përmbytjes në fshatin Biser. Për këtë njoftoi sot Shërbimi qeveritar i informacionit.

Muri i digës në rezervuarin Ivanovo nuk i rezistoi dot presionit të ujit dhe u rrëzua. Si rezultat fshati i vogël Biser në jug të Bullgarisë, me popullsi prej rreth 1000 banorë, u ndodh i tëri nën ujë. Përmbytja i mori jetën 8 personave, 2 të tjerë cilësohen si të humbur pa lënë gjurmë.

0Vazhdon të ruhet ende rreziku i shembjes së pjesës së poshtme të murit të digës në rezervuarin Elena. Në qoftë se do të ndodhë një gjë e tillë, atëhere rrjedha e ujit do të vërshojë përsëri në drejtim të fshatit tashmë të prekur.