Referendumi në Kosovë për mosnjohjen e autoriteteve të Prishtinës do t’i kushtojë shumë shtrenjtë Serbisë në aspektin politik. Për këtë deklaroi sot Ministri për Kosovën dhe Metohinë në qeverinë serbe Goran Bogdanoviç gjatë komentimit të synimit të serbëve kosovarë për mbajtjen e një referendumi më 14-15 shkurt.

“Referendumi minon kredibilitetin ndaj autoriteteve në Beograd dhe mundësitë e tyre në negociatat me bashkësinë ndërkombëtare në lidhje me problemin e Kosovës, - theksoi ai. - Ideja e zhvillimit të referendumit i shërben interesave afatshkurtra të disa politikanëve dhe nuk do t’i sjellë asgjë të mirë serbëve”.

0“Nga pikëpamja financiare votimi nuk do të jetë fort i kushtueshëm, por do të na kushtojë ne shumë shtrenjt në kuptimin politik”, - vuri në dukje Goran Bogdanoviç. Serbia i druhet faktit se mbajtja e plebishitit mund të dëmtojë procesin e marrjes prej saj të statusit të kandidates për anëtarësim në Bashkimin Evropian, meqenëse shumë vende e lidhin atë me arritjen e përparimit në negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës.