Ditën ndërkombëtare të sigurisë së Internetit e shënojnë të martën (7 shkurt) përdoruesit e rrjetit global. Festa zhvillohet nga rrjeti europian Insafe dhe po shoqërohet me diskutime të zhurmshme rreth respektimit të të drejtave të autorit dhe fjalës së lirë në Internet. Diskutimet po kryhen në nivelet më të larta dhe analistët, sakaq, e hodhën fjalën për ndarjen e “kontinentit të shtatë” të papushtuar.

Fjalën e ka profesori Evgenij Jushuk, ekspert i zbulimit të konkurencës:

- Në krye të herës Interneti u bë sferë për njerëzit liridashës, që injorojnë shumë ligje. Tani brenda rrjetit krijohen shërbime elektronike shtetërore dhe qeveria elektronike është, tashmë, një zhvendosje e detyruar në rrjet e një numri të madh njerëzish. Dhe rregullat e udhëtarëve të zanafillës së Internetit bien në kundërshtim me rregullat e banorëve të rinj.

Mendimet janë diametralisht të kundërta, kur bie fjala, se cilave ligje duhet t’u nënshtrohen banorët e botës virtuale. Shembull fare i qartë për këtë ishte “pickimi” diplomatik paradokohe midis Uashingtonit dhe Moskës. Në samitin e dhjetorit të OSBE-së në Vilnus, Sekretarja e Shtetit të SHBA-ve paraqiti “Deklaratën mbi liritë themelore në shekullin e dixhitalizimit”. Siç deklaroi Hilari Klinton, “liritë bazë, si liria për të shprehur mendimin tënd, liria e tubimit paqësor, liria e bashkimit dhe e praktikimit të fesë,  nuk janë më pak të aplikueshme gjatë një takimi, organizuar nga një grup në Facebook, sesa gjatë një demonstrate publike”. Rusia dhe një rradhë vendesh të tjera e bllokuan këtë dokument. Kreu i MPJ-së Sergei Llavrov, fajësoi SHBA-të për “imponim të standarteve të dyfishta” dhe e braktisi Vilnusin, pa pritur takimin përmbledhës të samitit.

Fjalët e Sergei Llavrovit mbi “standartet e dyfishta”, nuk janë thjesht një frazë nga leksiku diplomatik. Ishte po Uashingtoni që paraqiti në kongres shqyrtimin e projektligjeve “antipirate” SOPA (Stop Online Piracy Act) dhe PIPA (Protect IP Act). Ligjet lejojnë që të mbyllin me vendim gjyqësor çdo resurs që dyshohet për përhapje të paliçencuar të kontentit, madje edhe, nëse zotëruesi i servisit nuk hyn fare në këtë përhapje. Kurse doganierët marrin të drejtën të kontrollojnë gjithë bartësit e informacionit, si laptopët, telefonët dhe paisje të tjera. Një ligj të tillë të ngjashëm për nga përmbajtja janë gati ta miratojnë edhe parlamentet e vendeve europiane. Vetëm se duke e quajtur ndryshe, ACTA (The Anti-Counterfeiting Trade Agreement).

Për miratimin e akteve të tilla del një pjesë e madhe e organizatës, që zotëron të drejtat mbi pronësinë intelektuale. Në të njëjtën kohë, si përdoruesit e zakonshëm të rrjetit, ashtu edhe kompanitë e mëdha të Internetit, si Google, Twitter dhe Wikipedia dalin kundër këtyre masave, përderisa ligjet e reja i lejojnë pushtetit, që nën pretekstin e kërkimit të produktit falc, të kontrollojë gjithë trafikun dhe veprimet e përdoruesve, pra faktikisht të vendosë cenzurën në Internet.

Eksperti për zbulimin e konkurencës, Andrei Masaloviç është i bindur, se gjithë kjo ka të bëjë me elementët e internet-kolonializmit. U gjet një kontinent “pa zot” dhe disa shtete vendosën ta kolonizojnë duke vendosur atje rregullat e tyre të lojës. Informacioni, si resurs i Internetit është sot më i shtrenjtë se floriri dhe nafta. Pikërisht, për ta zotëruar atë, po kurdiset një luftë e vërtetë. Cilat ligje do dalin më të forta, ato të “banorëve autoktonë” të rrjetit, apo ato të “kolonizatorëve” të rinj?

Andrei Smirnov