Presidenti i Ishujve Maldive Mohamed Nashid gjeti strehim nga policët e rebeluar në godinën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Policët u indinjuan nga pasojat e urdhërit të autoriteteve për të hequr barrierën e rrethimit, e cila ishte vendosur midis grupeve konfliktuese të kundërshtarëve dhe përkrahësve të qeverisë, që çoi në rritjen e valës së dhunës. Pas kësaj midis forcave të policisë dhe ushtrisë besnike ndaj Presidentit shpërtheu konflikti i armatosur.

0Protestat në Ishujt Maldive nuk po rreshtin që nga fillimi i vitit, kur qeveria urdhëroi mbylljen e qindra qendrave SPA dhe salloneve të masazhit, të cilat formonin një pjesë shumë të rëndësishme të të ardhurave të industrisë së turizmit të vendit.