Hetuesit e MPB të Rusisë përfunduan hetimin paraprak të çështjes së avokatit Sergei Magnitski dhe janë të gatshëm ta paraqesin atë në gjykatë për aktgjykim pas vdekjes. Për këtë, siç njofton Fondi Hermitage Capital, u bë e ditur nga letra e hetuesit të MPB adresuar të afërmve të Sergei Magnitski dhe avokatëve të Fondit më 3 shkurt.

MPB deklaroi se e vetmja mënyrë për të shmangur gjykimin post-mortem të Sergei Magnitskit do të jetë heqja dorë nga të afërmit e tij prej së drejtës për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e tij, konfirmojnë në Fondin Hermitage Capital.

0Sergei Magnitskin, i cili vdiq në qelinë e paraburgimit, e akuzojnë për përfshirje në përvetësimin në periudhën e viteve 2007-2008 të shumës prej 5.4 miliardë rubla (rreth 135 milionë euro) nga buxheti i shtetit. Fondi i investimeve Hermitage Capital, avokat i të cilit ishte Sergei Magnitski, nga ana e vet këmbëngul se shuma prej 5.4 miliardë rubla e taksave që iu paguan shtetin nga kompanitë e tij u vodh nga raiders dhe se në këtë vjedhje janë përfishirë edhe bashkëpunëtorë të organeve të ruajtjes së rendit.