Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov ka mbetur i kënaqur me rezultatet e bisedimeve të zhvilluara me udhëheqjen e Sirisë. “Ekzistojnë të gjitha arsyet për të besuar se sinjalit, që u soll prej nesh në këtë vend për të avancuar më aktivisht në të gjitha drejtimet, iu vu veshi në Siri”, - deklaroi për gazetarët Sergei Lavrov pas përfundimit të takimit të vet me Presidentin sirian Bashar Al-Assad.

0Moska, sipas fjalëve të Ministrit të Jashtëm rus, niset nga fakti se përpjekjet për zgjidhjen e krizës siriane duhet të vazhdohen. “Pala ruse ka ndërmend të angazhohet aktivisht me këtë, ndër të tjera edhe me punën në vazhdim me palën siriane, me fqinjët e Sirisë, me Lidhjen e Shteteve Arabe”, - tha Sergei Lavrov. Ai vuri në dukje gjithashtu se vizita e tij ishte në kohë dhe e dobishme.