Në qershor 2012 do të jetë gati programi i intensifikimit të fuqisë luftarake të Flotës Ushtarake Detare (FUD) të Rusisë. Siç bëri të ditur, Zv.kryeministri i FR-së, Dmitri Rogozin, nën kujdesin e të cilit është kompleksi industrialo-ushtarak, qeveria po përgatit planin 30 vjeçar të zhvillimit të të FUD-së.

Gjatë 10 vjetëve flota ruse do të marrë 100 anije, përfshirë 35 korveta dhe 14 fregata. Ekspertët janë të mendimit, se për momentin e dhënë, sasia e anijeve ruse mbi ujë është dukshëm e pamjaftueshme. Flota e Veriut ka vetëm korracatën, “Pjotër Velikij” në veprim, ndërsa të tjerat qëndrojnë në skelë dhe presin remontin. Ka edhe dy anije të mëdha kundërnëndetëse dhe 15 “motoskafë patrullues”. Prandaj, në mënyrë që të formatohet grupi i anijeve për lundrim në Atlantik, apo në Detin Mesdhe i bie të grumbullosh anije nga flota të ndryshme.

FUD-ja e Rusisë ka nevojë për anije të ndryshme si: nëndetëse bërthamore strategjike, nëndetëse bërthamore shumëfunksionale apo dhe nëndetëse diezel jo bërthamore. Sikurse lipsen, gjithashtu, anije bërthamore të afta të lundrojnë oqeaneve, aeroplanëmbajtëse, fregata, korveta, shprehet redaktori përgjegjës i “Njezavisimoe vojenovo obozrenjie”, Viktor Litovkin:

-Kjo është e domosdoshme, në mënyrë që të mbrohen interesat tona ekonomike përgjatë brigjeve, apo për luftën me piratët. Por edhe për të demonstruar flamurin tonë në Oqeanin Paqësor. Një Fuqi detare e lavdishme si Rusia, nuk mund të ngujohet në breg.

Për ripaisjen e FUD-së së Rusisë, në periudhën e viteve 2011-2020, parashikohet të shpenzohen 4,7 trilionë rubla (më shumë se 150 miliardë dollarë). Ekspertët janë të bindur, se Flota e modernizuar ruse do të mund t’i përgjigjet të gjitha kërcënimeve dhe sfidave.

Oleg Nehaj