Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Kreu i Shërbimit të Zbulimit të Jashtëm të Rusisë Mihaill Fradkov mbërritën në Damask për zhvillimin e bisedimeve me Presidentin e Sirisë Bashar Al-Assad. Këtij të fundit Kreu i MPJ të Rusisë do t’i dorëzojë mesazhin e Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev.

Sergei Lavrov refuzoi t’i tregojë përfaqësuesve të mediave se me çfarë apeli i drejtohet Presidenti rus homologut të tij sirian në mesazhin e vet. Gazetarëve ai u shpjegoi si vijon: “Porositë e Kryetarit të shtetit i shpalosen vetëm adresantit”.

Në prag të takimit të vet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bahreinit Sergei Lavrov deklaroi: Rusia nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrimin e vet ndaj problemit sirian. Ndërsa ai konsiston në mbështetjen e iniciativës së Lidhjes së Shteteve Arabe, e cila u propozua që në nëntor të vitit 2011. Në të përfshihen: kërkesa për ndalimin imediat të dhunës prej kujtdo qoftë që ushtrohet ajo - nga ana e autoriteteve zyrtare apo opozitarëve, parandalimi i ndërhyrjes ushtarake nga jashtë në Siri dhe fillimi i dialogut mes të gjitha palëve të konfliktit pa asnjë parakusht. Duke u bazuar në këto tri shtylla qendrore mund të supozohet se Sergei Lavrov do të përpiqet ta bindë Bashar Al-Assad për të filluar dialogun me opozitën.

Ndërkohë që është krejtësisht evidente një diçka tjetër. Assad është i gatshëm të negociojë vetëm me Rusinë, por, ndoshta, edhe me Kinën. Dhe nuk ka fare gjasa që udhëheqja siriane të dëshirojë të hyjë në kontakte me udhëheqësit e vendeve fqinje - Katarit, Arabisë Saudite, Turqisë - e aq më tepër me liderët e vendeve anëtare të NATO-s.

Në aeroportin e Damaskut Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Kreun e Shërbimit të Zbulimit të Jashtëm të Rusisë Mihaill Fradkov i priti një delegacion mjaft përfaqësues sirian. Më pas kortezhi i Ministrit Lavrov nëpër një rrugë gati të braktisur, pa lëvizje, i shoqëruar nga makinat e policisë, u drejtua për në kryeqytetin sirian. Atje delegacionin rus e pritën përkrahësit e shumtë të Bashar Al-Assad me portretet e Presidentit të vendit dhe flamurët e Rusisë në duar. Sa më shumë që i afrohej kortezhi i ministrave rusë pallatit presidencial, në të cilin do të zhvillohen bisedimet, aq më e dendur bëhej turma e njerëzve që e priste atë. Njerëzit thërrisnin në gjuhë të ndryshme: “Faleminderit, Rusi!”

Për të mbrojtur të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën e popujve të rajonit për të vendosur vetë fatin e tyre pa ndërhyrje nga jashtë. Nga kjo pozitë Sergei Lavrov u takua me Presidentin e Sirisë Bashar Al-Assad për të diskutuar situatën e krijuar në rajon. Duke iu drejtuar Al-Assad-it Lavrov vuri në dukje se në përgjigje ndaj aspiratave legjitime të popullit për një jetë më të mirë duhet të kryhen reformat e domosdoshme në vend.

0Nga ana e vet Bashar Al-Assad falenderoi Rusinë për pozicionin e zënë prej saj në lidhje me krizën siriane si dhe për rolin kyç që ka luajtur ajo në mbrojtjen e vendit. Ai theksoi se rajoni po ndryshon e bashkë me të dhe e gjithë bota. Prandaj mbarë bota ka nevojë për ekuilibër. Rusia dhe Siria kanë kahershëm marrëdhënie miqësore, por Siria nuk ka dashur kurrë që të bëhet barrë e rëndë për miqtë e saj, vuri në dukje Assad. Ai theksoi se Siria synon të jetë një mike, e cila është në gjendje të japë ndihmë, dhe jo të shndërrohet në mike-barrë mbi supe.

Olga Denisova