Ushtria ruse po riarmatoset dinamikisht. Dhe jo vetëm në tokë dhe det, por edhe në ajër. Fjala është për paisjen e forcave të armatosura me gjuajtës-bombardues të rinj Su-34 (sipas klasifikimit të NATO-s Fullback-Mbrojtës).

Deri në fund të këtij dhjetëvjeçari ushtria duhet të furnizohet me 200 avionë su-34. Ata, shkallë-shkallë, do të zëvendësojnë bombarduesit frontalë të tanishëm Su-24. Su-34 do të fillojë të eksportohet, vetëm pasi në Flotën Ajrore Luftarake të Rusisë të formatohet njësia e parë goditëse e bashkuar shumëfunksionale me gjuajtës-bombardues Su-34. NATO nuk zotëron avionë me karakteristika të tilla të përsosura taktiko-teknike: pesha maksimale në fluturim, afër 39 ton, shpejtësia maksimale në lartësi të mëdha është 1900 km/orë, shpejtësia maksimale pranë tokës është 1400 km/orë, largësia maksimale e fluturimit me rezervën e karburantit të vet është 4000 km, ndërsa me furnizim në ajër nuk ka kufi.

Avioni është i armatosur me grykë zjarri me funksion të trefishtë të kalibrit 30 mm, me  bomba të komanduara dhe të pakomanduara si dhe me raketa të tipeve të ndryshme. Su-34 është i aftë të asgjësojë saktësisht objektivat në tokë a det, në çfarëdo kushtesh metereologjike, pavarësisht se në ç’orë të ditës bëhet fjalë. Veç kësaj, ai mund t’i përdorë municionet me korrektim nga sateliti, gjë që e bën këtë avion një paisje unikale të asgjësimit të objektivave, veçanërisht të rëndësishme dhe të përmasave të vogla si: komandat e trupave ushtarake, instalimet e bazave të terroristëve, depot e tyre të armëve dhe municioneve.

Ky avion ka një komfort të habitshëm. Përshembull, gjatë kohës së fluturimit pilotët mund të çohen me rradhë, të shtriqen, të ngrohin pakon me ushqime në bord. Në rastin e fluturimeve të gjata (me furnizim në ajër) është mundësia për të dremitur në pozicion horizontal mes ulëseve. Këto të fundit janë të pajisura me shpinore për masazh. Gjithësesi, për pilotin kryesore nuk është komforti, por siguria. Kështu, për të mbrojtur pilotin, Su-34 është i pajisur me kabinë të blinduar. Ajo në mënyrë të sigurtë i mbulon njerëzit dhe paisjet nga goditja e plumbave, nga predhat e kalibrit të vogël dhe fragmentet e raketave. Ndërsa katapulta, nëse nevojitet, punon në çdo sekondë, si në ajër ashtu edhe në prehje.

Sistemet integruese të mbrojtjes së njeriut te Su-34 janë pesë herë më shumë efektive, se në avionë të tjerë të këtij tipi. Dhe kjo do të thotë, se Su-34 është pesë herë më efektiv dhe i sigurtë gjatë luftimit.

Igor Ostanin